Peshqit e liqenit të Kasharit, duket se kanë të njëjtin “fat” me midhjet e Butrintit. Pas zhdukjes së midhjes në liqenin e Butrinit, i njëjti problem është konstatuar dhe në liqenin e Kasharit pranë Tiranës. Shumë peshq kanë ngordhur për shkak të temperaturave të larta.
Fillimisht specialistët menduan se shkak mund të ketë qenë helmimi.
“Fatmirësisht është provuar që ngordhja e peshqve ka ardhur për pasojë të temperaturave të larta të cilat kanë sjellë mungesën e oksigjenit në liqen”, argumentojnë specialistët.
Pavarësisht kësaj situate specialistët e mjedisit dhe peshkimit, shprehen se për momentin nuk ka më rrezik për zhdukjen e peshqve pasi janë ulur ndjeshëm temperaturat. Por të vetmet që kanë përfituar nga ky fenomen, kanë qenë shpendët të cilat kanë pasur me çfarë të ushqehen…












