Një aksident i ndodhur në aksin Levan-Vlorë pasditen e sotme, është bërë shkak për bllokimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Për disa minuta në këtë aks është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, gati 3 kilometër.
Automjeteve të cilat ishin drejtuar për në jugperëndim të vendit, u është dashur të prisnin gjatë në një trafik të rënduar. Ndërsa forcat policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të normalizuar situatën.
Shkak për trafikun e rënduar është bërë edhe moti i keq, me reshje e erëra të forta.











