Policia e Tiranës ka ndaluar një 30-vjeçar pasi ka kanosur me automatik babanë e tij. Sipas burimeve zyrtare, Leonard Hyka për motive të dobëta ka kanosur me armë babanë e tij, Xh. Hyka, 51 vjeç, nga Tirana.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik kallashnikov, si dhe 76 fishekë automatiku dhe 28 fishekë pistolete TT.











