• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI I MOTRAVE KAJTAZI – VIDEO 1/ Prindërit dhe motra më ulte mbathjet dhe më pështynte në pjesët intime

admin by admin
15 August, 2015
in Kronika
0
RRËFIMI I MOTRAVE KAJTAZI – VIDEO 1/ Prindërit dhe motra më ulte mbathjet dhe më pështynte në pjesët intime
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy motrat Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë lënë dëshmi në audiot dhe videot e xhiruara me celular gjatë kohës që ishin në arrati. Në dy video nuk duken me figurë, pasi vajzat flasin në telefon dhe më pas e transmetuan në “Facebook”, si provë e të vërtetës së tyre.
“Po flasim që të tregojmë se çfarë ka ndodhur me jetën tonë. Prindërit dhe motra e madhe janë fajtorë për arratisjen tonë. Na kanë rrahur, na kanë fyer për vite të tëra. Ne nuk kthemi gjallë në shtëpi. Më mirë vrasim veten”, reagojnë ato.
Videot u zbuluan nga “Panorama” gjatë kërkimit në internet, ndërkohë që shikuesit e vetëm dyshohet se kanë qenë vetëm punonjësit e Policisë që ndiqnin hapat e tyre.

Ja si e argumentojnë ato arratinë.


Ne jemi dy motrat Kajtazi që jemi në kërkim nga Policia dhe po e bëjmë këtë video për të treguar të vërtetën dhe për t’i çjerrë maskën të gjithë atyre që e quajnë veten prindërit tanë, familja jonë e motra jonë. Siç e shikoni nuk na detyron njeri të shprehim mendimin tonë, por jemi vetëm vetë, pa kontrollin e askujt. Do të tregojmë të gjitha ato që kemi në zemër, çfarë kemi vuajtur. Shpresojmë që të mos na paragjykoni, por të na kuptoni për zgjedhjen që ne kemi bërë.


Rrëfimi i Klevisa Kajtazit
Vjet një djalë që ishte në shkollën tonë dhe që ishte me kartelë më hodhi ujë, duke më lagur komplet. Ai më ngacmonte, por nuk e pashë me rëndësi t’ia tregoja prindërve se ai ishte me kartelë. Shkova në shtëpi dhe prindërit më pyetën pse isha lagur dhe u tregova të vërtetën. Ata nisën të hamendësonin, duke më thënë se unë kisha lidhje me atë djalin dhe kisha kryer marrëdhënie seksuale me të.
Më akuzonin se e kisha ulur  veten. Vazhdoja t’u tregoja se nuk kishte asgjë nga këto, por vetëm më qëllonin. Të nesërmen erdhën në shkollë, bënë bujë të madhe, e morën vesh të gjithë. Atë djalin e shanë dhe mua më rrahën.
Që para se të ikja nga shtëpia ma përmendnin gjithmonë që unë e paskam dashur atë djalin. Mua më kanë ngacmuar shumë çuna, 30 çuna në shkollë, por nuk u kam treguar se prindërit direkt do të më thoshin se do t’i kisha të dashur.
Kur kam qenë 7 vjeçe kujtoj se m’u thyen filxhanë kafeje pa dashje dhe babi më rrahu e më hodhi sipër copave të thyer. Edhe më vonë, kujtoj që mora një peshqir të pastër sepse ai që ishte në banjë ishte i pistë.
Babai më tha: ‘U bëre ti të kesh merak nga familja’. Edhe atëherë më rrahu dhe më futi kokën në banjë, e cila ishte e papastër. Nuk e harroj kurrë atë moment.
Vjet në verë ishin prindërit dhe motra e më ulën mbathjet me zor. Ata talleshin e unë bërtisja me të madhe. M’i ulën dhe babai më pështyu në pjesën intime. Unë kam ikur duke qarë me të madhe, por ata e bënin shpesh, duke thënë se nuk kemi me çfarë merremi më dhe do të shihnin nëse isha femër apo mashkull. Unë kam ikur duke qarë me të madhe, por ata e bënin shpesh, duke thënë se nuk kemi me çfarë merremi më dhe do të shihnin nëse isha femër apo mashkull.
Në një rast, kur isha në klasë të pestë, m’u lagën këmbët nga shiu dhe i kisha atletet me ujë. Kur u ktheva ndalova te një shoqja ime dhe ajo më pa dhe më dha çorapet e saj. Këto i pa mami në banjë dhe më bëri namin: ‘Çfarë ke bërë, ku ke përfunduar,ke humbur virgjërinë’! Ndërkohë që unë isha e vogël dhe nuk dija nga këto fjalë. Më ka ofenduar dhe gjuajtur.
Nuk mbaj mend që të kisha shkuar me ndonjë udhëtim apo festë në shkollë se më bënin namin. As edhe një minutë nuk mund të vonohesha. Nuk më besonin asnjëherë, por më thoshin se isha gënjeshtare. Nuk më çonin në asnjë ekskursion apo në ndonjë festë se kishin hall se mund të më përdhunonin dhe nuk kishin lekë që të më çonin për të më qepur.
Kur ata kanë qenë në Greqi kujtoj që kam marrë telefonin e motrës së madhe, Alketës. Lexova në mesazhet e saj fjalë të pista dhe kuptova që komunikonte me dikë. Ia thashë Alketës, por ajo më kërcënoi se do të më vriste. Kam shkuar te psikologu i shkollës dhe i tregova për çfarë kishte ndodhur. Ai më tha që të flisja, t’u tregoja prindërve. Por kujt t’ia tregoja? Prindërit nuk më besonin dhe nuk na mbronin. Për çdo gabim që mund të bënte Alketa, na e hidhnin ne fajin dhe na rrihnin.


Rrëfimi i Orialda Kajtazit
Po tregoj një pjesë të jetës sime sepse ka shumë ngjarje që kanë ndodhur. Në moshën 14 vjeçe kam njohur një djalë nga rrjetet sociale, në “Facebook”, rastësisht. Gjashtë muaj ndenjëm shokë, nga telefoni, fb. U lidhëm, u takuam 4-5 herë në Durrës. Ishte djalë i mirë, mendoj se rashë në dashuri se ishte diçka fëminore. Pas ca kohësh e morën vesh mami e babi u tërbuan. Nuk e keni idenë se çfarë të rrahure më kanë bërë. Më kanë mbetur shenjat 1 muaj e gjysmë 2, mishi lejla m’u bë nga goditjet me shkop llastiku. Mami më ka gjuajtur, më ka ardhur dhe motra, pasi e përcolli ish-të fejuarin në aeroport dhe më ka rrahur dhe ajo. Më çuan te dhoma tjetër, më sillnin aty bukë. Më lanë aty që të mos më shihte gjyshja. Më thoshin vish rroba të gjata në maj, që të mos dukeshin njollat. Pas 2 ditësh tmerri, kam vendosur të iki, se nuk duroja dot të rrahurat. Kam ikur vetëm në mes të natës. E vendosa këtë se babi më mori në dhomë dhe më tha: ‘E do atë djalë’? I thashë: ‘Po, e dua!’. Atëherë më ka gjuajtur aq sa gjaku më shpërtheu nga fytyra e nuk më pushonte. Prandaj ika, pa e menduar, pa i thënë të dashurit. Kisha frikë nga e rrahura. Vetëm Klevisës i dhashë numrin dhe i tregova që po ikja. Prindërit e rrahën e kërcënuan Klevisën, duke i marrë numrin e telefonin dhe më çojnë mesazh. Më thonë kthehu se të premtojmë që nuk të rrahim më, nuk të bëjmë asgjë, nuk të detyrojmë të fejohesh pa i mbushur 18 vjeç, mami është në spital.  Prandaj u ktheva se nuk dija as çfarë të bëja se isha 15 vjeçe e pak. U ktheva dhe nuk më bënë gjë në atë kohë. Ama ma kujtonin ditë për ditë këtë.
Unë mund të them që kur mbarova klasën e nëntë, nuk më lanë që të bëja gjimnazin. Por një ditë erdhi një kërkesë për t’u fejuar me një djalë. Ai ishte nisur për Alketën, por meqë Alketa u fejua me një tjetër që e donin prindërit, e kaluan tek unë. Ata dolën me njerëzit e djalit dhe kur u kthyen më thërrasin në dhomë dhe më tregojnë duke qeshur se donin të më fejonin. I thashë se ju më keni premtuar se nuk do të më fejonit pa dëshirën time. M’u përgjigjën: Pse, çfarë mendove ti se do të të linim? Ti ke dalë nga rruga e Zotit. Ti je e përvëluar për burrë. Dhe këtë ma thoshin vetëm pse kisha pasur një të dashur.

Previous Post

Arrestohet në Rinas i dënuari për vrasje në ’97, tentoi largimin në Angli

Next Post

RRËFIMI I MOTRAVE KAJTAZI – VIDEO 2/ Prindërit më fejuan me zor, na rrihnin, shanin e linin pa ngrënë për gjënë më të vogël

admin

admin

Next Post
RRËFIMI I MOTRAVE KAJTAZI – VIDEO 2/ Prindërit më fejuan me zor, na rrihnin, shanin e linin pa ngrënë për gjënë më të vogël

RRËFIMI I MOTRAVE KAJTAZI – VIDEO 2/ Prindërit më fejuan me zor, na rrihnin, shanin e linin pa ngrënë për gjënë më të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.