Image Gallery
Jasenko Xhorxheviç përdor një thikë dhe një daltë shumë të vogël për të realizuar skulptura në miniaturë duke gdhendur majën e lapsave.
Artisti 32-vjeçar i kthen majat e lapsave në skulptura që paraqesin njerëz, kafshë, zogj, lule, ndërtesa etj.
Ai thotë se në vitin 2007 ka aplikuar për t’u bërë pjesë e rekordeve Guinness me një varkë të punuar prej letre me teknikën e origamisë dhe përmasa 1.2 x 1x 0.7 mm., mirëpo nuk u pranua sepse libri i rekordeve botërore nuk kishte një kategori, në të cilën mund të përfshihej puna e tij pothuajse mikroskopike.











