Në Elbasan ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm rreth orës 11:30 në një poligon në Xibrakë. Si pasojë e shpërthimit është shkaktuar tronditje e fortë si dhe dëmtim i banesave përreth. Sipas banorëve të Xibrakës , tek lumi Shkumbin ushtarët kryejnë demontime duke shpërthyer me eksploziv municione të rënda, dhe ky mund të jetë shkaku kryesor i shpërthimit. Nga informacionet paraprake nuk asnjë të lënduar.












