Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Baushi”, në kryeqytet, pranë QSUT.
Nuk dihet se kush ka qenë objekti i këtij shpërthimi apo autorët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në zonën përreth.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nis hetimet për zbardhjen e saj.












