Një ndryshim i veçantë do të vijë në ndeshjen e 7 shtatorit, Shqipëri-Portugali.
Të gjithë tifozët që do të mbushin stadiumin “Elbasan Arena” do të jenë të identifikuar. Sipas burimeve të FSHF, biletat e 12.500 tifozëve do të jenë të personalizuara, që do të thotë se të gjithë tifozëve do t’u verifikohen emri, mbiemri, numri i kartës së identitetit ose i pasaportës biometrike.
Pritej që kjo risi të aplikohej në ndeshjen Shqipëri-Serbi më 8 tetor, por FSHF ka vendosur të marrë masat që tani, duke qenë se dhe ndeshja Portugali Shqipëri është një ndeshje e rëndësishme për Kombëtaren dhe si rrjedhojw do të ketë një organizim me nivel të lartë.












