Lajmet për kufizime të energjisë elektrike, kryesisht në zonat bregdetare, në këtë sezon veror, nuk ka kaluar pa ironi, nga komentet në rrjetet sociale.
Në një koment të tillë, personazhi i njohur Ermal Mamaqi, e shoqëron ironinë e tij edhe me foton bashkëngjitur.
“Kur të ikni në plazh mos harroni të merrni me vete gjeneratorin dhe prizën 3-she. Që të jeni brenda merrni dhe një zgjatues se ndoshta bëni ndonjë xhiro me varke ose me Jet Ski”, shkruan Ermal Mamaqi











