Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e soëm, rreth orës 03:30 në fshatin Konjat, ku si pasojë ka humbur jetën 32-vjeçari Edvin Boçi. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrolli të makinës nga shoferi pasi ka dalë një qen përpara. Viktima po udhëtonte me një makinë tip Golf 4 me targa AA858GJ. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje po punon ende për të zbardhur ngjarjen e plotë.












