Gjykata e Apelit në Bolonja ka dënuar Ministrinë e Drejtësisë që t’i paguajë familjes Demçolli 1.6 milionë euro.
Kjo pasi gjatë një seance gjyqësore në tetor të vitit 2007, Çlirim Fejzo, 40 vjeç hapi zjarr ndaj ish-bashkëshortes Vjosa Demçolli, 37 vjeçe dhe vëllait të saj, Arjan Demçolli, 32 vjeç.
Këtë Fejzo e bërë në sy të vajzave të tyre 12 dhe 16 vjeçe. Arjan Demçolli mbeti i vdekur në vend, ndërsa Vjosa Demçolli nderoi jetë në spital. Ndërsa policia qëlloi për vdekje Çlirim Fejzon.
Vendimi i Gjykatës thotë se Ministria e Drejtësisë dështoi në ofrimin e sigurisë së nevojshme .











