Vitet kalojnë, por Beyonce vazhdon të jetë një divë e vërtetë si në muzikë, edhe paraqitje.
Në fotosesionin e ri, ajo duket thjesht e mrekullueshme. Ky ishte mendimi pasi ajo pozoi për kopertinën e shtatorit të revistës Vogue.
33-vjeçarja dukej mjaft seksi, e veshur me një fustan të zi, e cila ka shkëlqyer e tëra në setin fotografik të bërë nga fotografi i njohur Marino Testino.
Në artikullin e revistës stilisti Marc Jacobs tha: “Beyonce rrezaton vetëm sharm dhe cilësi mahnitëse”.
Ndërkohë që një tjetër ikonë e modës Stella McCartney tha se paraqitja e këngëtares i kalon të gjithë kufijtë e artit.












