U ekstradua nga Londra 47-vjeçari shiptar, i dënuar me 12 vjet burg. Përparim Lamnica nga Tropoja vrau 21 vite më parë shtetasin L.Gj, ku më 8 dhjetor të vitit ‘94, pas një konflikti me viktimën në një lokal të Bajram Currit , Lamnica e goditi me levë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gjykata e Apelit në Shkodër e dënoi 47-vjeçarin në vitin 2011 me 12 vjet për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.
Nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij ne Britanine e Madhe, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.












