Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia belge me gjysmë milioni euro para kesh në makinën e tyre.
Sipas mediave vendase, të dy janë arrestuar pranë Roelofsarendsveen.
Dy shqiptarët janë të akuzuar për pastrim parash.
Paratë u sekuestruan nga policia. Autoritetet tani po hetojnë se nga vinin gjysmë milioni Euro që i gjetën shtetasve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.











