Punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh kanë dalë sot në protestë. Shkak për këtë protestë është bërë mosmarrja e pagave në dy muajt e fundit. Kreu i Sindikatës, Kamber Iljazi tha se greva do të vazhdojë pa afat deri në marrjen e pagave.
Protesta e punonjësve filloi në orën 07:30 dhe do të zgjasë disa orë.
Nuk është hera e parë që punonjësi e dalin në protestë Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh për arsyen e mosmarrjes së pagave.












