“Më ka ardhur në majë të hundës të dëgjoj të flitet për këtë familje, nuk ja dal dot më. Nuk ka sens”. Kështu është shprehur gjatë talk show-ut në Florida“Good Day Orlando” i ftuari John Browwn i cili është larguar për një moment nga studio pasi nuk durontë dot më të dëgjonte për familjen Kardashian. Ai u largua në mes të emisonit, dhe u zëvendësua nga kolegu i tij derisa Brown u kthye më vonë.
John Brown e publikoi videon në faqen e tij në FB dhe kërkoi falje për veprimin e tij: “Më vjen keq, e humba për një moment, edhe pse ishte pjesërisht një shaka”.












