Në një kamp për azilkërkues në Gjermani Shqiptarët janë përfshire në një përleshje masive. Bëhet fjalë për një grup azilkërkuesit që u përleshën në një kamp çadrash të ngritur për azilkërkuesit kryesisht nga Ballkani. Qendra për azilkërkuesit ndodhet në qytetin Dresden, 180 km në jug të Berlinit.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaj, dhe pamjet e filmuara nga azilkërkuesit publikohen për herë të parë. Pamjet shoqërohen nga komentet e azilkërkuesve shqiptarë që kanë kaluar momente ankthi në Gjermani. Sipas një zëvendësi të policisë federale gjermane shkaku i përleshjes ishte një mosmarrëveshje midis disa azilkërkuesve.
“Burrat dhe gratë filluan të sulmojnë njëri tjetrin me gjithçka që kishin afër – nga dërrasat deri tek tubat të hekurit të krevateve”.
Shtatë burra dhe një grua u plagosën. Situata ishte aq e tensionuar sa 80 efektive të policisë u vendosën përkohësisht në kamp. Gjermania ka filluar të strehojë kryesisht azilkërkues nga Ballkani në çadra për gjithë ata që nuk kanë perspektivë për azil në vend. Por pavarësisht kushteve të këqija dhe asnjë shansi për azil ekonomik, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani është çdo muaj në rritje.
Në muajin qershor plot 5932 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend, krahasuar me muajin maj me 4922 kërkesa, dhe në prill 4794 kërkesa.











