Image GalleryNë shtator pritet të dalë një koleksion me foto të dasmës mbrtërore mes Dianës Dhe Charles. 34 vite pas dasmës së çiftit mbretëror, do të publikohen për herë të parë 12 fotografitë e realizuara në “Buckingham Palace” më 29 Korrik 1981, janë 5 me ngjyra dhe 7 bardhë e zi. Në këto foto Princeshë Diana shfaqet me fustanin e saj të nusërisë, e rrethuar nga të ftuar dhe pjesëtarë të familjes mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Elizabeth, Princesha Anne e Margaret dhe Princi Andrew.
Fotot e reja, sipas “The Guardian” ishin pjesë e koleksionit të një asistenti të fotografit Patrick Lichfield.












