Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë egoditjes nga rrufeja. 49-vjeçarja nga fshati Sharrë në Tiranë ka gjetur vdekjen pasi u godit nga rrufeja në oborrin e shtëpisë. Shtetasja me iniciale P.P është dërguar menjëherë në Spitalin Nënë Tereza, por ka mbërritur e vdekur.
Ndërsa policia nisi procedimin e çështjes si ngjarje aksidentale.
Pasditen e sotme në kryeqytet ka pasur re të dendura e herë pas here edhe bubullima të fuqishme.












