• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja 74 pikat e “nxehta” ku tregtohet droga në Tiranë

admin by admin
10 August, 2015
in Kronika
0
Ja 74 pikat e “nxehta” ku tregtohet droga në Tiranë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëndët narkotike dihet që konsumohen në Tiranë, por nëse hashashi rezulton lënda narkotike si më e përdorura nga të rinjtë kryeqytetas, specialistët e narko-trafikut në polici thonhë se janë shtuar edhe përdoruesit e kokainës dhe heroinës.
Disa nga zonat ku shitet dhe përdoret më shumë droga, që mund të cilësohen edhe zonat “VIP” të lëndëve narkotike janë zona përreth Liqeni Artificial ku përdoret nga të rinjtë e moshave të ndryshme. Edhe zona e ish-Bllokut nuk mbetet pas, por ajo mban rekord për përdorimin e kokainës që shitet në lokalet e natës. Ndërsa lënda narkotike e llojit heroinë përdoret më shumë në zonën e Paskuqanit dhe Alliasit.
Më poshtë jepet shtrirja e shitjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në Tiranë.

Ka disa kohë që ka filluar aksioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike, e megjithatë në kryeqytet vazhdojnë ta shesin dhe përdorin atë. Policia ka rrestuar jo vetëm individë të veçantë, por ka goditur edhe grupe kriminale. Së fundmi, në peridhën korrik-gusht janë arrestuar 35 persona të kapur me lëndë narkotike. Kështu, në Tiranë zonat e nxehta të tregtisë së drogës 74, nga të cilat 32 janë pikat e tregtisë së hashashit, 25 të kokaninës  dhe 17 të heroinës.
Pesëfishohet çmimi i hashashit, një kg kushton 2600 euro
Vetëm pak kohë më parë, “GSH” ka publikuar çmimet e shitblerjes së lëndëve narkotike në treg. Kjo sidomos pas operacionit të Lazaratit. Një specialist i sektorit të Antidrogës në polici i shpjegoi “Gazetës Shqiptare” se si kanë ndryshuar çmimet e shitjes së hashashit në tregun me pakicë, por edhe në atë me shumicë. Sipas specialistit, një vit më parë një qese me hashash kushtonte rreth 500 lekë të reja, kurse këtë vit e njëjta sasi kushton sa trefishi i çmimit të vitit të shkuar, dhe konkretisht një qese me hashash sot e gjen për afro 1500 lekë të reja. Por, ndryshime ka pësuar edhe tregu i shitjes së lëndës narkotike me shumicë, ku droga sigurohet në Shqipëri dhe shitet jashtë. Specialisti i policisë shpjegon se, nëse një vit më parë një kilogram kanabis sativa shkonte 300 ose 400 euro, këtë vit çmimi është rritur pothuajse 6­fish. Kështu, sipas ekspertit të sektorit të Antidrogës, pas operacionit të Lazaratit, një kilogram hashash shkon 2400­2600 euro. Madje, specialisti shpjegon se nëse më parë cilësia e drogës ka qenë shumë e mirë, këtë vit po shitet droga që ka mbetur, e cila është e një cilësie shumë të dobët. Eksperti shpjegon se çmimi është rritur, për shkak se oferta në treg ka qenë shumë e vogël, ndërsa kërkesa ka qenë shumë e madhe.
Lazarati dhe Xibraka, dy operacionet më të suksesshme të policisë
Dy operacionet më të suksesshme të policisë shqiptare në fushën e goditjes së lëndëve narkotike janë operacioni i Lazaratit, në qershor të vitit të kaluar, dhe operacioni policor falë të cilit u zbulua laboratori i kokainës në Xibrakë. Strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë ditëve të zhvillimit të operacionit në Lazarat në qershor të vitit të kaluar, kanë mundësuar asgjësimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 54 tonë e 415.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim. Po gjatë këtij operacioni, policia arriti të vërë në pranga edhe shumë persona të akuzuar për mbjellje, kultivim apo edhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe ka zbuluar shumë laboratorë që shërbenin për përpunimin e lëndëve narkotike.
Ndërsa, në janar të këtij viti, kanë bërë të mundur vënien në pranga të 11 personave, mes të cilëve edhe nipin e ish-diktatorit, Ermal Hoxhën, si dhe sekuestrimin e 121 kilogramëve kokainë.
Droga “VIP” s’ndryshon çmim, 1 kg kushton 43 mijë euro
Gazeta Shqiptare” ka mësuar se kokaina vazhdon të shitet me të njëjtin çmim si një vit më parë dhe vazhdon të jetë një nga drogat më të shtrenjta. Sipas specialistëve të Antidrogës, në tregun e pakicës 1 gram kokainë shitet me 100 euro, ndërsa me shumicë një kilogram kokainë shitet me afro 42 ose 43 mijë euro. Kjo drogë është më e kërkuara në treg, ndërsa specialistët shprehen se është edhe droga e “VIP-ave”, apo edhe personave të tjerë me status. Në kryeqytet janë në total 25 zona ku tregtohet kokaina.
Heroina, droga më pak e preferuar, 1 kg 18 mijë euro
As çmimi i heroinës nuk ka ndryshuar, pasi, edhe më parë, edhe sot, shitet me të njëjtin çmim. Kështu, 1 gram heroinë vazhdon të shitet me 25 euro në tregun e pakicës, ndërsa një kilogram heroinë shitet 18 mijë euro. Janë të paktë përdoruesit e heroinës në vendin tonë, dhe rrjedhimisht edhe në kryeqytet. Për këtë arsye, edhe të arrestuarit për përdorimin e kësaj lënde narkotike janë të paktë, pasi edhe varësia ndaj saj është më e madhe. Në total në Tiranë janë afro 17 pika të “nxehta” ku shitet heroina.
Hashashi vjen nga Tepelena,kokaina nga Amerika Latine
Policia ka dyshime të arsyeshme se deri vjet, hashashi që tregtohej në kryeqytet vinte nga Lazarati, ndërsa pas operacionit policor në këtë zonë, kanabisi vjen kryesisht nga Malësia e Krujës, nga Tepelena apo edhe nga zona e Dukagjinit. Në jo pak raste, kokaina është tentuar të futet në Shqipëri përmes pikës kufitare të Malit të Zi, nga porti i Durrësit apo edhe nga Turqia. Linja që ndjek kokaina për të ardhur deri në vendin tonë është: Kolumbi (vendet e Amerikës Latine) – Europë – Shqipëri. Ndërsa heroina vijon të trafikohet nga Afganistani dhe përmes Greqisë apo Maqedonisë të hyjë në vendin tonë.

 

 

 

Previous Post

Rama mban premtimin, hakmerret ndaj Pogradecit që nuk e votoi

Next Post

ANALIZA E HUMBJES / PD, si do të ristrukturohet dhe emrat e rinj drejtues

admin

admin

Next Post
ANALIZA E HUMBJES / PD, si do të ristrukturohet dhe emrat e rinj drejtues

ANALIZA E HUMBJES / PD, si do të ristrukturohet dhe emrat e rinj drejtues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.