Përgjegjësia kryesore në rastet e shpërthimit të bombolave të gazit është e furnitorëve. Janë ata që duhet të bëjnë kontrollin dhe kolaudimin e çdo bombole. Qytetarët kanë shumë pak informacion rreth bombolave te gazit dhe nuk dinë se si të sillen në raste rreziku.
Shpërthimi tragjik i një bombole gazi pasditen e së dielës në një pastiçeri në kryeqytet ku mbetën të plagosur 21 persona rikthehu edhe një herë në vëmendje tregtimin e tyre.
“Prej 20 vitesh në Shqipëri, mënyra e tregtimit të bombolave të gazit është vrastare dhe askush nuk mban përgjegjësi thotë inxhinier metalurg Qerim Ismetin. Bombolat e gazit nuk duhet të jenë pronë e qytetarëve por e furnitorit dhe përgjegjësia u bie këtyre të fundit sipas Ismetit, pasi janë ata që duhet të bëjnë kontrollin periodik të çdo bombole. Dhe rastet tregojnë që kontrolli nga furnitorët mungon”.
Qytetarëve u mungon informacioni rreth bombolave të gazit apo se si duhet të veprojnë në momente rreziku pasi bombolat nuk janë të pajisura me udhëzues.
Mungesa e detektorëve të gazit në ambientet publike apo biznese ku përdoret gazi, është një tjetër neglizhence qofte e qytetarëve, apo edhe e kontrollit nga ana e institucioneve përkatëse.











