Banorët e Novoselës në Vlorë, një prej zonave më të prekura nga përmbytjet e shkurtit që kaluam, janë hedhur në protestë pasi sipas tyre dëmshpërblimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë.
Sipas tyre, fondet e dëmshpërblimit janë shpërndarë në mënyrë selektive dhe kërkojnë drejtësi. Ata fajësojnë drejtuesit e mëparshëm të komunës për korrupsion, ndërsa kërkojnë zgjidhjen e problemit.
Banorët e Novoselës bllokuan për disa orë rrugën kombëtare, ndërsa disa prej tyre u ndalën edhe para komunës. Banorët shprehen se edhe pse u janë drejtuar institucioneve përkatëse, poblemi tyre nuk ka marër zgjidhje. Ata thonë se nga skema e dëmshpërbimeve janë përjashtuar edhe invalidët, që në fakt ata janë përcaktuar si kategori parësore.











