Mediat maqedonase raportojnë se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar në një lokal nate në Gostivar 6 femra nga Shqipëria, të cilat nuk kishin mjete identifikimi në momentin e kontrollit. Vajzat e moshës nga 21 deri në 33 vjeç dhe ishin punësuar si këngëtare dhe striptste në lokalin “Nota” në Cegran të Gostivarit.
Gjatë kontrollit, pronari i objektit me iniciale Sh. Sh. e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht, njërin prej policëve duke ikur më pas nga lokali. Në orën 04:00, I. SH., vëllai i pronarit të objektit “Nota”, ka shkuar në komisariatin e policisë dhe ka sjellë me vete gjashtë pasaporta shqiptare për të arrestuarat, që ato nuk i kishin me vete gjatë arrestimit, shkruan “Zhurnal”.
Lokali në fjalë, me vendim të DAP është mbyllur për 30 ditë, ndërsa policia e Gostivarit po merr masa për dokumentimin e këtij rasti.











