Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast prostitucioni, ku është arrestuar shtetasi Artur Plaka. Efektivat e polisë së Elbasanit mundën të arrestonin në flagrancë 31-vjeçarin nga Elbasani, i cili shfrytëzonte për prostitucion 2 femra me iniciale P.M. 35vjeç dhe M.S 38 vjeç, të dyja nga Elbasani.
Policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale 5500 lekë, një pasaportë dhe katër aparte celulare.
Nën procedim penal janë vendosur edhe dy shtetaset të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Mbi tutorin dhe dy femrat që prostituonin ka nisur procedimi për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i Prostitucionit” .











