Një emigrant i sapokthyer nga Zvicra ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit, ku 47-vjeçarit F.E, i është grabitur makina tip “Benz”. Në momentin kur është grabitur makina, drejtuesi nuk ka qenë aty dhe e ka zbuluar vjedhjen disa orë më vonë.
Hajduti i ka marrë 300 franga dhe dy celularë. I dëmtuari ka shkuar menjëherë në polici ku ka bërë denoncimin, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.











