Mediat maqedonase raportojnë një aksion të madh policor, e sipas burimeve jozyrtare është një aksion që është ndërmarrë kundër pjesëmarrësve në luftërat e Sirisë dhe Irakut.
Ky aksion është shtrirë në disa lagje të Shkupit, në Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë, dhe në Gostivar e Strugë.
Media maqedonase TV Alsat, raporton se mëngjesin e sotëm, policia është futur në xhamitë Tutunsuz dhe Jahja Pashë. Nga burime jo zyrtare raportohet se ky operacion ka përfunduar dhe është finalizuar me arrestimin e dhjetërave personave. Mësohet se ndër të arrestuarit është Imami dhe ligjëruesi në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë, Rexhep Memishi.











