Një 34-vjeçar me banim në Berat për 6 vite me radhë kërcënonte me jetë dhe përndiqte përmes “Facebook”-ut një 24-vjeçare banuese Tiranë.
Përmes një njoftimi zyrtar policia e kryeqytetit tha se ka arrestuar në flagrancë Panajot Buhallin.
Sipas policisë, 34-vjeçari është i dënuar edhe më parë për dhunë në familje. Për një periudhë të gjatë prej 6 vitesh ai kish kanosur me jetë të renë nga Tirana si dhe e diskriminonte atë nëpërmjet rrjetit social.











