Në itali është shkatërruar një tjetër bandë hajdutësh, ku protagonistë janë sërish shqiptarët.
Forcat karabiniere italiane të Xhenovas kanë ekzekutuar një urdhërarresti për 14 persona, 9 prej të cilëve janë arrestuar. Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh të kryera në vitet 2014-2015. Të dhënat e policisë së Xhenovas tregojnë se banda e hajdutëve ka grabitur rreth 85 shtëpi në qytetin e Xhenovas, Savonezes dhe Baso Piemontes.











