Është arrestuar në Portin e Durrësit 67-vjeçari i shpallur në kërkim. Ai akuzohet për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.
Jonus Salaj nga Mallakastra është ndaluar në sportelin e hyrjes së Pikës së Kalimit Kufitar Durrës për të ardhur nga Italia në Shqipëri. Nga verifikimet në sistemin TIMS në pikën kufitare rezultoi se 67-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi i janë gjetur 78 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa në tokën e tij Anabreg të Mallakstrës.
Menjëhrë pas verifikimeve ndaj shtetasit J.Salaj, është bërë e mundur arrestimi i tij nga Autoritetet e Pikës Kufitare të Durrësit.












