Tre pikët e dhëna nga CAS katapultojnë përfaqësuesen shqiptare në vendin e 22-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Një sukses historik ky i cili pritet të zyrtarizohet nga organizimi më i lartë i futbollit në botë. Fitorja në miqësoren kundër Francës dhe tre pikët e marra në tavolinë kundër Serbisë i ngjisin kuqezinjtë 14-të vende më lart.
Ky pozicionim në muajin gusht nuk është aspak një rastësi por një tregues i qartë se futbolli shqiptar ka ardhur gjithnjë e në rritje, të aftë për të qenë pjesë mes më të mirëve në botë.












