Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj kryetares së shoqatës së personave me aftësi të kufizuar. 62-vjeçarja L.H akuzohet për shpërdorim detyre duke përvetësuar në mënyrë të paligjshme fondet e kësaj shoqate.
Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për procedimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.












