Prej ditës së djeshme familja Kajtazi nuk ka asnjë informacion për dy vajzat e tyre. Motrat 15 dhe 18 vjeç janë denoncuar të zhdukura në polici.
Familjarët ngrenë dyshimet se motrat Kajtazi mund të jenë rrëmbyer për tu trafikuar për prostitucion.
Policia ka shpërndarë foton e vajzave në të gjitha drejtoritë e policisë dhe pikat e kalimit kufitar.
Familja e motrave Kajtazi jeton në rrugën “Syri i Detit” në Durrës, lagjja numër 15.












