45-vjeçari nga Durrësi është vënë në pranga pasi goditi dhe kanosi pr vdekje punonjësin e policisë. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, Arben Pllumi u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi veprimet e ligjshme të policisë duke goditur e kanosur efektivin e policisë.
Mbi të arrestuarin ka nisur procedimipër veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”,“Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.











