Një tabelë e vendosur te Stacioni i Trenit, me mbishkrimin “Bllokuar nga Edi Rama”, është hequr sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Tabela ishte vendosur nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, pas bllokimit të punimeve për zgjatimin e bulevardit. Tabela,siç edhe tregonte përmbajtja, fajësonte kryeministrin për bllokimin e këtij projekti.
Duke e cilësuar si një fyerje për qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj ka hequr sot tabelën “Bllokuar nga Edi Rama”, por nuk ka zhbllokuar punimet për këtë bulevard të ri.











