• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si refuzoi qeveria shqiptare 22 milionë euro investime në bujqësi

admin by admin
3 August, 2015
in Global Image
0
Si refuzoi qeveria shqiptare 22 milionë euro investime në bujqësi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania norvegjeze “Frupor” shfaq interes për të ndërtuar një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove ndërsa do të punësoheshin mbi 1300 persona. Pavarësisht planit të detajuar të investimeve, norvegjezët u eleminuan pas 7 vitesh zvarritje nga një kompani e cila nuk publikoi asnjë projekt. Dyshime të forta ngrihen për mënyrën sesi u zhvilluan procedurat konkuruese. Kompania fituese përbëhet nga një administrator nga Bangladeshi, i cili rezulton të ketë shtetësi shqiptare, pavarësisht se vendin tonë e ka vizituar vetëm dy herë dhe ka qëndruar për pak ditë. Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë refuzon të japë shpjegime.

Kalvari i zvarritjes së kompanisë norvegjeze “Farm Albania”, degë e prestigjozes “Frupor” fillon që në vitin 2008. Niswn me kërkesën e parë më 11.02.2010 ndaj Ministrisë së Bujqësisë që në atë kohë drejtohej nga Genc Rulin. Në kërkesë shfaqej interesi për të marrë me koncesion tokë me sipërfaqe 1000-2000 hektar, duke u mbështetur te projekti i lançuar nga qeveria e djathtë “Shqipëria 1 euro”.

Pas një muaji, Ministria e Bujqësisë kthen përgjigje zyrtare. Sipas saj, toka ishte në pronësi të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), ndërsa u kërkua edhe një plan investimi se për çfarë do të përdorej konkretisht kjo tokë. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, në një takim që zhvilloi me investitorët norvegjezë rreth 3 muaj më vonë. Një ditë pas takimit me ministrin Ruli, të mbajtur më 03.06.2010, investitorët norvegjezë u pritën edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i shprehu mbështetjen maksimale të qeverisë për investimin në fjalë. 10 muaj më vonë “Farm Albania” kishte gati projektin për ndërtimin e fermës moderne duke nisur që nga studimi i tokës e deri te prezantimi i produkteve që do të prodhoheshin për eksport në vendet e Bashkimit Europian.

Por Ministria e Bujqësisë nxjerr një tjetër pengesë, atë të verifikimit të sipërfaqes së tokës. Edhe pse kishin kaluar rreth 3 vite, Ministria e Bujqësisë po ecte me ritme shumë të ngadalta për të përfunduar proceduarat. Në fillim të vitit 2012, “Farm Albania” dorëzon edhe studim fizibilitetin teknik dhe financiar për zhvillimin e një ferme me sipërfaqe 1000 hektar. Studimet dhe analizat u bënë në laboratoret më të mira të Norvegjisë. Gjatë kësaj kohe, kryetari i ri i Komunës Topojë, Arben Voja, i cili kishte pak muaj që ishte zgjedhur, u njoh me investitorët norvegjezë dhe projektin ambicioz për ndërtimin e fermës.

Investitorët norvegjezë të “Farm Albania” vijuan të prisnin edhe për disa muaj me radhë deri në dërgimin e një MEMO më 04.09.2012 ndaj kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha, ku kërkonin përshpejtim të procedurave duke kapërcyer pengesat ligjore. Përgjigja mbërriti menjëherë në dyert e norvegjezëve, por me një rikthim në pikënisje. Ministria e Bujqësisë përsëriti të njëjtin qëndrim të dy viteve më parë se tokat ishin në administrim të AKKP. E sikur të mos mjaftonte zvarritja, më 14.03.2013 ndryshuan edhe rregullat e “lojës”. Ministria e Bujqësisë i kërkoi norvegjezëve që të hiqnin dorë nga marrja e tokës me koncesion dhe të aplikonin për ta marrë me qira. Investitorët norvegjezë nuk u dorëzuan edhe kësaj here, duke kërkuar 2 muaj më vonë këtë sipërfaqe toke dhe me qira. Por Ministria e Bujqësisë duke qenë në fund të ndërrimit të pushtetit nuk kthehu asnjëherë përgjigje.

panarit projekti 1

Me ardhjen e qeverisë së majtë në pushtet, në muajin gusht 2013 z. Ilir Meta, ende pa u zgjedhur Kryetar i Kuvendit viziton fermën bujqësore “Frupor” në Portugali. Në muajin nëntor 2013, investitorët norvegjezë priten nga ministri i ri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili pasi u vu në dijeni të projektit disa miliona eurosh, kërkoi rinisjen nga e para të procedurave duke u kthyer në pikën “zero”. Megjithatë gjatë kësaj kohe disa procedura filluan të ecnin me ritme të shpejta. Fillimisht e gjithë toka kaloi nga AKKP në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa investitorëve norvegjezë iu premtua se toka do t’u jepej me koncesion “Shqipëria 1 euro” dhe jo me qira.

Por nuk kaluan as 3 muaj, më 24.02.2014 investitorëve norvegjezë iu komunikua se është ndryshuar strategjia dhe se toka duhej marrë me qira.

Ndërkohë një “Dejavu” u regjistrua për invesitorët norvegjezë, pasi për çudi një ditë pas takimit me Panaritin ata u pritën në Kryeministri edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama. E njëjta situatë ishte përsëritur më parë edhe me ish-kryeministrin Berisha. Përgjatë takimit me kryeministrin Rama, u sigurua mbështetja maksimale nga qeveria, pasi ky projekt ishte model për bujqësinë.

Në takimin e tretë me ministrin Panariti, ky i fundit deklaroi se institucioni i tij do të niste edhe njëherë studimin e plotë të tokës, ndërsa kërkoi nga investitorët norvegjezë që të depozitonin një kërkesë për marrjen e tokës me qira.

Investitorët e “Farm Albania” duke tentuar për të kursyer kohë ofruan edhe asistencë financiare për Ministrinë e Bujqësisë për studimin e tokës, por kjo u refuzua. Pavarësisht kësaj, “Farm Albania” përpiloi edhe njëherë dosjen e plotë bashkë me kërkesën për marrjen e tokës me qira. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi disponon edhe një kopje të kërkesës së marrjes së tokës me qira, e cila mban datën 30.10.2014, ditë në të cilën janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme që kishte kërkuar Ministria e Bujqësisë.

Më 17.01.2015 Ministria e Bujqësisë hapi procedurat për dhënien e tokës bujqësore me qira prej 1146 hektar në Komunën Topojë, Qarku Fier. Njoftimi u publikua në gazetën “Sot” dhe thirrja do të ishte e hapur deri në datën 17 shkurt 2015, ora 10:00. Pikërisht më 17 janar dhe fiks në orën e përcaktuar 10:00, investitorët norvegjezë të “Farm Albania” ndodheshin në sallën e hapjes së ofertave për të prezantuar projektin. Por me një vendim të dyshimtë, investitorët norvegjezë, të cilët ishin të vetmit në sallën e ofertave, njoftohen për një shtyrje të orarit të hapjes së ofertave për në orën 14:00, për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Bordit të Qiradhënies së Tokave Bujqësore. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Bujqësisë në kushte anonimiteti shprehet se kjo lloj praktike e ndjekur nga institucioni ku dhe ai bën pjesë është shkelje flagrante e ligjit. Sipas zyrtarit të lartë, nëse do të shtyhej afati, atëherë kjo duhej të bëhej me njoftim zyrtar në gazetë, duke ndjekur procedurën e njëjtë me atë të shpalljes së hapjes së ofertave.

Por ndryshimi i orarit dhe përbërja e anëtarëve të komisionit të vlerësimit nuk u regjistruan në një procesverbal siç e kërkon procedura e rregullt duke shprehur kështu mangësi serioziteti ndaj miliona euro investime. Pavarësisht kësaj, investitorët norvegjezë të “Farm Albania”, insistuan të presin deri në orë 14:00 për të marrë pjesë në procedurën e konkurrimit. Në orën 14:00, hyn në garë befasisht një kompani e cila nuk ishte prezantuar asnjëherë dhe që shfaq interes për të njëjtën parcel toke që kërkonin të merrnin me qira investitorët norvegjezë. Për çudi, kjo kompani e cila quhej “Agri Product Europe”, me administrator një hollandez Servatius Petrus Gerardus Huibers dhe ortak një shtetas nga Bangladeshi Mohammad Karim del fituese pa prezantuar asnjë projekt konkret në momentin e vlerësimit të ofertave.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Bujqësisë, në mënyrë konfidenciale shprehet se projekti i prezantuar nga kompania fituese “Agri Product Europe” nuk është firmosur nga asnjë prej antarëve të Bordit të Qiradhënies së Tokave Bujqësore, duke krijuar kështu mundësi për ndërrimin e dokumenteve në të ardhmen. Zyrtari i Ministrisë thotë se në dokumente mund të mos ketë pasur asnjë projekt dhe për këtë është shmangur në mënyrë flagrante hedhja e firmës nga 6 antarët e bordit, mes tyre edhe një i dërguar nga kryeministri Edi Rama për të ndjekur procesin në fjalë.

Në vitin 2013, administrator i “Agri Product Europe” nga Holanda, Servatius Petrus Gerardus Huibers, i shet aksionet e kompanisë shtetasit nga Bangladeshit Mohammad Karim. Por në kontratën që disponon investigim.al, shihet se firma e shtetasit holandez ishte edhe si shitës edhe si blerës. Për juristët kjo është një shkelje e hapur ligjore e cila ka për qëllim pastrimin e parave të pista. “Kontrata është shprehje e vullnetit të dy palëve. Nuk mundet që të bëhet shitja e aksioneve në mënyrë të njëanshme kur njëri ja shet njërit. Çdo lloj autoriteti që mund të marrë ky shtetas ose person juridik ka një procedurë për shitjen e aksioneve. Edhe prokura nuk parashikon të drejtën e shitjes së aksioneve. Në këtë rast kemi të bëjmë me fshehje dhe trukime. Është një fshehje e qëllimshme e të gjithë të ardhurave të tij. Pra veprim i kundraligjshëm”, sqaron avokati Eduard Mullaraj.

Shkelja e radhës së kompanisë “Agri Product Europe” ka të bëjë edhe me konfliktin e interesit. Kompania ka kontraktuar për ndihmë juridike avokatin B. N., i cili punon pranë studios ligjore në pronësi të vjehrrit të një zyrtari të lartë të Ministrisë së Bujqësisë. Deri para 18 muajsh, kjo studio ligjore drejtohej nga Vojo Bregu, i cili aktualisht mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqwsisw.

“Unë e them me bindje se “Agri Product Europe” është një kompani fantazmë, ja kam thënë edhe kryeministrit shqiptar, ja kam thënë z. Meta. Në celularin tim ka plot SMS komunikimi që unë ja kam thënë copë se ata janë një kompani fantazmë, sepse ata janë shfaqur në një moment të vonuar dhe nuk kanë pasur asnjë njohuri për këto toka dhe produktshmërinë e tyre.”– shprehet përfaqësuesi i Kompanisë “Farm Albania”, z. Bujar Zhuri.

panarit projekti 2

Kompania “Agri Product Europe” në pasqyrën financiare të siguruar nga investigim.al, rezulton të ketë një borxh prej 71 milionë lekësh të reja duke ngritur kështu dyshime për kapacitetet e kompanisë dhe fuqinë për investuar në 1200 hektarë tokë.

Duke u kthyer te investimet në tokën tashmë të fituar nga “Agri Product Europe”, rezulton se këta investitorë të dyshimtë nuk janë prezantuar asnjëherë në Topojë të Fierit, qoftë edhe për të parë parcelat që ata kanë marrë me qira. “Projektin e “Agri Product Europe” e kemi parë, bëhet fjalë për ndërtimin e një sere kërpudhash por që deri tani ka mbetur aty.

Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi u përpoq disa herë të kontaktonte me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti nëse kompania fituese kishte një projekt por edhe për të shprehur qëndrimin institucional për këtë çështje. Përgjigja e ministrit ishte e shkurtër dhe pa detaje: “Pasi pyeta, çështjes së cilës ju i referoheni është në Gjykatë. Kini durim dhe prisni vendimet e gjykatës.”

Aktualisht “Farm Albania” ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative, ku kërkon pavlefshmërinë e shpalljes fituese të kompanisë “Agri Product Europe”. Në seancat e zhvilluara deri tani kanë munguar përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët nuk kanë dhënë ende një shpjegim për çështjen, pavarësisht interestimit të vazhdueshëm të investigim.al.
Endrit Habilaj dhe Leonard Bakillari

Previous Post

Dhërmi, dhunohet fizikisht turist francez, shpallet në kërkim turisti shkodran

Next Post

Hakerohet droni.al tek lajmi për skandalin e drejtorinë arsimore

admin

admin

Next Post
Hakerohet droni.al tek lajmi për skandalin e drejtorinë arsimore

Hakerohet droni.al tek lajmi për skandalin e drejtorinë arsimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.