Një zjarr i madh ka rënë në Sarandë në afërsi të fshatit Markat. Mësohet se edhe një person ka humbur jetën. Viktima është 62-vjeçari Pëllumb Shehu, baba i dy fëmijëve. Mësohet se zjarri ra në vendin e quajtur “Pllakoti”, në fshatin Markat.
Zjarri i madh ka përfshirë një hapësire pylli prej rreth 50 hektarësh dhe po përhapet me shpejtësi edhe në ullishtet aty pranë.
Mendohet që përhapja e menjëhershme e flakëve mund tia kenë bërë të pamundur largimin nga vendngjarja, 62-vjeçarit Shehu. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pak orë pas kësaj ngjarje, u raportua për një tjetër vatër zjarri, kësaj here në gadishullin e Karaburunit. Dyshohet se zjarri është vendosur nga barinjtë, ndërkohë që për zjarrfikësit është e vështirë fikja e tij, si pasojë e terrenit të vështirë.











