Një i ri nga Mati ka humbur jetën sot pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klos të Matit ku 25-vjeçari, Bledar Kadiu ka qenë duke salduar disa hekura në shtëpinë e tezes së tij, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka shkuar ne vendgjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur ngjarjen.












