Një përleshje me thika mes shqiptarësh ka ndodhur sot në Alessandria në veri të Italisë me pasojë vdekjen e njërit prej tyre. Sabri Alija 55 vjec është goditur më thikë nga Polis Hazisi duke i shkaktuar atij plagë të rënda në stomak dhe kraharor. Hazisi 47 vjecar është arrestuar në banesën e tij nga policia.
Përleshja ka ndodhur në një bingo të qytetit italian ndërkohë që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vrasjes.











