Problemet e Tunës dhe të dashurit të saj, Cozman, nuk kanë të ndalur. Burime të Indeksonline thonë se policia malazeze mbrëmë e ka arrestuar Tunën dhe Cozmanin në Ulqin pasi ju është gjetur lëndë narkotike marihuanë.
Kjo ka ndikuar që mbrëmja e organizuar në Ulqin të dështojë.
Tuna dhe Cozman disa ditë më parë janë kapur edhe në Tiranë me barin narkotik, bile Cozman u liruar nga gjykata vetëm pasi pagoi 5 mijë euro garanci.












