• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tiranë, “Del Piero” shkatërron dhe prangos bandën e “konsujve” falsifikatorë

admin by admin
31 July, 2015
in Kronika
0
Tiranë, “Del Piero” shkatërron dhe prangos bandën e “konsujve” falsifikatorë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për 3 shtetas, të cilët dyshohen për falsifikim të dokumenteve të ndryshme, si pasaporta, vula, karta identiteti, etj., në sasi të konsiderueshme. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë arrestuar shtetasit Pjerin Brahimaj, Keldi Beshi dhe Jupiter Brahimi.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit mbi ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshëm.
Nga ana Prokurorisë së Tiranës nisën hetimet, të cilat u zhvilluan në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe u koordinuan edhe me një hetim të nisur nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, mbi një tjetër grup, i lidhur me të arrestuarit e sotëm, të cilët janë arrestuar pak kohë më pare me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të “trafikimit të personave” nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në hetimin që po kryente Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh janë arrestuar dy persona, pjesëtarë të këtij grupi të dyshuar falsifikatorësh, konkretisht shtetasit Franc (Kujtim) Borova dhe Flamur Dema.
Po ashtu, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin, në bazë të bazë të elementëve provues që buronin nga emisioni investigativ i Agon Channel “Ça thu”, u procedua me arrestimin në flagrancë të shtetasit Haki Tarja.
Hetimi ka vijuar edhe më tej dhe Prokuroria e Tiranës ka arritur të krijojë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit e arrestuar gjatë ditës së sotme janë pjesë e të njëjtin grup fallsifikimi, të cilët kishin si vend për marrjen e porosive në afërsi të qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që, gjatë arrestimit të sotëm, u zbulua se një prej bazave të fallsifikimit gjendej në shtëpinë e të arrestuarit Pjerin Brahimi.
Hetimet proaktive të kryera në periudhën mars-maj 2015, krijuan një tablo të qartë të ekzistencës së një grupi kriminal, të dedikuar në veprimtarinë e falsifikimit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në formë individuale. Vendqëndrimi i tyre i preferuar dhe marrja e porosive për falsifikime bëheshin tek një lokal pas Muzeut Kombëtar, kurse falsifikimet kryheshin në një vend ende të paidentifikuar. Element kyç i këtij grupi, si ekzekutor i falsifikimeve, u identifikua shtetasi Pjerin Brahimaj, alias “del Pjero, datëlindja 1990.
Porositë për falsifikime merreshin nga të hetuarit e tjerë Keldi Beshi, Jupiter Brahimi (xhaxhai i Pjerinit) dhe Haki Tarja, të cilët mbanin kontakte me klientë të ndryshëm, që ishin të interesuar për falsifikimin e dokumenteve. Këta të fundit mbanin lidhje dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin sa herë ishte nevoja, por të ardhurat i arkëtonin veças, për llogari të gjithsecilit. Ndërkohë, personi që ekzekutonte porositë, vetë ose përmes personave të tjerë, dhe që punonte për llogari të të treve, ishte i hetuari Pjerin Brahimaj. Nga ana tjetër, ky i fundit mbante edhe klientë të cilët e kontaktonin drejtpërsëdrejti, pa ndërmjetësinë e të hetuarve të tjerë. Në të njëjtin rol del edhe i hetuari Franc Borova, por ai punonte për Keldi Beshin, ose për llogari të klientëve që i siguronte vetë.
Në hetimet paralele për çështje të ndryshme që po zhvilloheshin nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria për Krime të Rënda, rezultoi se ndërmjet personave nën hetim nga dy prokuroritë kishte lidhje “biznesi”.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se të hetuarit nga Prokuroria e Tiranës falsifikonin dokumente të ndryshëm, si dokumente pronësie, diploma shkollore, karta identiteti ose pasaporta për qëllime të ndryshme. Një pjesë e dokumenteve të identitetit të falsifikuara përdoreshin nga persona të ndryshëm, të cilët synonin të largoheshin nga Shqipëria. Për t’i ndihmuar këta shtetas të largoheshin nga vendi ynë, kryesisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte i organizuar një grup tjetër, i cili nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me grupin e falsifikatorëve, por mbanin kontakte për persona të ndryshëm që donin të largoheshin. Grupi i “trafikimit të personave” për në SHBA është hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe tashmë janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Për këtë grup, nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, janë bërë publike të dhëna pak kohë më parë, ku ishin të përfshirë të paktën 5 shtetas, konkretisht: Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofie Pepaj dhe Mihal Gjoka.

Previous Post

“Facebook” ofron internet me dron

Next Post

Sarandë, aksident në aksin Krane-Qafë Botë, dy të plagosur

admin

admin

Next Post
Sarandë, aksident në aksin Krane-Qafë Botë, dy të plagosur

Sarandë, aksident në aksin Krane-Qafë Botë, dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.