Një fëmijë 14 vjeç mbytet në ujërat e lumit Bunë në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në afërsi të fshatit Zus, ndërsa i mituri ishte futur në lumë për tu larë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës.











