Një 32-vjeçar me kombësi shqiptare është arrestuar në Vicenza të Italisë për trafik droge. Policia italiane gjatë kontrollit të automjetit të tij gjeti 1 kg kokainë të fshehur në kroskot si dhe 6 doza heroinë të fshehur në sistemin e ventilimit të automjetit
Sipas medias italiane “Messaggeroveneto”, 32-vjeçari u ndalua me mjetin e tij tip “Renault Clio”
në rrugën “Concordia Sangittaria” në Vicenza.
Ndaj të arrestuarit Edison Isufi po kryhen hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë në trafikun e kokainës si dhe gjetjen e origjinës së drogës.












