Ka gjetur vdekjen një 19-vjeçare nga Fieri pas një konflikti me të shoqin. Policia e Fierit arrestoi bashkëshortin e viktimës, 22-vjeçarin Thoma Hajdini nga Levani i Fierit, i cili pas debateve me F.Sh e ka përplasur atë në tokë. Pasi ra në tokë, F.Sh pati hematomë në kokë, çka dyshohet se i ka shkaktuar 19-vjeçares vdekjen e menjëhershme.












