Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se do të vijë në Shqipëri për ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Euro 2016. Vuçiç foli për vizitën e tij për ndeshjen Shqipëri-Serbi, duke kujtuar vizitën e Ramës në Beograd, menjëherë pas ndeshjes së futbollit nëntorin e kaluar si shembull për përmirësimin e klimës në Ballkan. Në intervistën për të përditshem gjermane “Süddeutsche Zeitung”, kryeminstri serb u shpreh se pavarësisht se shteti i tij nuk e njeh Kosovën, kjo nuk e ka penguar rajonin të ruajë stabilitetin.
Edhe pse Serbia nuk do të çojë në referendum ndryshimet kushtetuese për statusin e Kosovës, sipas tij, marrëdhëniet mes palëve nuk do të cenohen, edhe për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë.











