Një efektiv i komisariatit të Policisë nr. 3,në Tiranë është plagosur sot me armë të ftohtë nga një qytetar.
Mësohet se efektivi i plagosur është Jetnor Xhaferri.
Në rrethana ende të paqarta, por pas një konflikti për motive banale, polici është goditur me kaçavidë nga Agim Mata, i cili u arrestua më pas nga kolegët e efektivit të plagosur.
Pas kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet edhe një armë gjahu që ai e mbante pa leje.












