Efektivët e Komisariatit nr. 3, Tiranë parandalojnë një ngjarje të mundshme, arrestojnë një shtetas me një armë zjarri automatik në rrugën e “Barrikadave”.
Burimet e policisë, saktësuan se arrestuan në flagrancë shtetasin Kristi Bala, 35 vjeç, banues në Tiranë sepse te rruga e “Barrikadave” nga kontrolli i automjetit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me fishekë.
Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe qëllimin për se ky shtetas udhëtonte me armë ne automjet.












