Një i sëmurë mendor i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij, në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë.
Flakët përfshinë shtëpinë e e 60- vjeçarit që ndodhej në katin e dytë të pallatit. Flakët e zjarrit kanë rrezikuar edhe apartamentet e tjera në pallat, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve neutralizoi situatën duke shuar flakët. Për pasojë ka patur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.











