Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia në fshatin Dhërmi. 21-vjeçari, Florian Sliji, banues në Zvicër u kap në flagrancë nga policia, ku gjatë një kontrolli, në trupin e tij u gjet 5.7 gr lëndë narkotike kanabis sativa. Policia sekuestroi lëndën narkotike nën cilësinë e provës materiale, dhe ndaj tij nisi procedimi për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”.
Bashkë me të u kap dhe shtetasja M.SH, 23 vjeç nga Dardania e Kosovës, ku iu gjet 1 gr lëndë narkotike kanabis sativa. Ndërsa policia sekuestroi lëndën narotike, nisi procedimi penal ndaj saj në gjendeje të lirë për të nëjtën vepër penale.












