Policia greke ka bere të ditur sot disa detaje të vrasjes së 21-vjeçarit shqiptar, që u zbulua dje në zonën e Larisës.
Sipas mediave greke, 21-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë dhe autorët i kanë vënë zjarrin trupit të tij.
Duke cituar Policinë, mediat fqinje bëjnë të ditur, se një nga motivet që po hetohet është ajo e xhelozisë për një lidhje dashurie.
Shqiptari 21-vjeçar u gjet i masakruar në zonën e Larisës, ku edhe ai banonte me të afërmit.
Ky është rasti i tretë që emigrantë shqiptarë vriten në mënyrë barbare. Rasti i parë qe ai i studentit shqiptar në Belgjikë dhe i dyti ishte ai i 17-vjeçarit, Ismael Luli në Itali, edhe ky i masakruar për shkak të xhelozisë.












