Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Librazhd. Shtetasi Kristo Roçi, 48 vjeç ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij me targa greke NZY 5651 kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Mjeti që lëvizte me shpejtësi është përplasur me një ndërtesë në Unazën e qytetit të Librazhdit, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit 48-vjeçar.
Në vendngjarje kanë shkuar tashmë forcat e policisë dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.












